Virtytet e biznesit të madh
 Botuar tek gazeta Tirana Observer
Paçka se biznesi privat tashmë e ka dëshmuar supremacinë përkundrejt atij shtetëror, kjo gjë ende nuk i ka bindur plotësisht marksistët që të heqin dorë nga qëndrimi agresiv ndaj sipërmarrësve privat. Ky qëndrim armiqësor në shumë raste është zbutur dhe transferuar në një qëndrim agresiv ndaj biznesit të madh, dhe në një qëndrim dashamirës ndaj biznesit të vegël. Me sa duket në një ekonomi post-industriale me gjithnjë e më pak proletarë, në sytë e marksistëve të reformuar por padorëzuar, vendin e proletariatit e kanë zënë bizneset e vogla. Ndërsa i keqi, armiku, duhet të konsiderohet biznesi i madh.
Kjo pasi sipërmarrësit e mëdhenj janë ata “të pangopurit†kapitalistë të cilët shfrytëzojnë mundin dhe djersën e punonjësve të tyre dhe shkatërrojnë të “përvuajturin†biznes të vogël. Kjo është arsyeja pse socialistët sot mendojnë se pushtetin më të madh e ka mbledhur biznesi i madh dhe prandaj duhet që ato të kufizohen ë kontrollohen më shumë se bizneset e tjera për të penguar që këto biznese të mëdha të dëmtojnë interesat e popullit.
Në këtë rast biznesi i vogël trajtohet si të ishte pjesë e vegjëlisë ë merriton një trajtim të favorizuar dhe bile mbase edhe subvencione dhe privilegje. Kjo gjë manifestohet në shumë vende të Evropës Perëndimore si Franca e Italia, por edhe në vendin tonë ku aplikohet një diskriminim pozitiv ndaj bizneseve të vogla. Ndërkohë bizneset e mëdha trajtohen me dyshim dhe paragjykim, ndaj tyre aplikohen një sërë rregullash dhe standardesh të komplikuara dhe atyre iu kërkohen taksa më të larta dhe procedurat më të ndërlikuara për të marrë apo rinovuar licencat.
Mbase për vendin tonë ka arsye për të menduar se shumë nga bizneset e mëdha ekzistuese janë bërë të mëdha falë mbështetjes politike apo veprimtarisë së paligjshme. Në fakt deformimi i thellë i tregut që ka mbizotëruar gjatë viteve të fundit në vendin tonë lë vend për të dyshuar se përmasat e mëdha të disa firmave nuk janë siguruar falë konkurrencës së lirë e të ndershme në kushtet e një ekonomie tregu të gjithë aktorët janë të barabartë para ligjit. Megjithatë i njëjti dyshim mund të aplikohet për të ardhurat e pothuaj çdo individi në Shqipëri, qoftë ky sipërmarrës apo thjesht person i pasur.
Prandaj ka arsye për të menduar se kjo dashakeqësi ndaj biznesit të madh nuk ka të bëj thjesht me arsye objektive por edhe me prirjet socialiste që karakterizojnë shumë individët që kërkojnë favore për biznesin e vogël.
Mirëpo është e nevojshme që të vihet në dukje se roli i bizneseve të mëdha është i pakrahasueshëm, dhe i pazëvendësueshëm nga bizneset e vogla. Bizneset e mëdha kanë bërë të mundur përmirësimin e standardit të jetesës për shumë njerëz falë masivizimit të mallrave dhe shërbimeve të tyre. Biznese të vogla ka pasur gjithmonë, pra tregtarë apo manifakturues të vegjël ka pasur edhe në mesjetë, mirëpo vetëm shfaqja e bizneseve të mëdha ka bërë të mundur lulëzimin e kapitalizmin në mbarë botën. Edhe para revolucionit industrial kishte boll prodhues të vegjël zejtarë ose prodhues të mallrave të luksit, mirëpo ata prodhonin shumë pak me një kosto shumë të lartë dhe mund të ishin vetëm të pasurit e paktë ata që mund të blinin mallrat e tyre të pakta. Porse parimi bazë i kapitalizmit është që të prodhojë për të kënaqur kërkesat e një numri sa më të madh konsumatorëve, dhe vetëm biznesi i madh mund të ketë burime dhe interesa për të bërë të mundur që t’i shesë mallrat e veta tek një numër sa më i madh klientësh.
Kështu nëse shohim historinë e ekonomisë evropiane dhe asaj amerikane duket qartë se ishin korporatat e mëdha ato që u përpoqën të parat që të masivizonin prodhimin për ta shitur tek sa më shumë njerëz, dhe duke dashur që të shtonin numrin e konsumatorëve detyroheshin që të investonin në novacione teknologjike dhe teknike që kishin qëllim të ulnin koston e produkteve në mënyrë që të mund të bliheshin nga sa më shumë persona. Në të njëjtën kohë me anën e këtyre novacioneve rritej cilësia e produkteve ose futeshin në treg produkte më të reja e të avancuara.
Mirëpo një biznes i vogël jo vetëm që nuk ka interesin e korporatave të mëdha për të ndryshuar cilësinë dhe çmimin por nuk ka as burimet për të investuar në aplikime të teknologjisë së avancuar. Është vetëm akumulimi masiv i kapitalit që bëhet i mundur vetëm nga bizneset e mëdha, mjeti që bën të mundur shumë investime apo kërkime të shtrenjta që përndryshe nuk do të ishin bërë kurrë. Janë qindra lloje barnash jetëshpëtuese apo makinerish që përmirësojnë cilësinë e jetës që nuk do të ishin bërë realitet po të mos kishte pasur kompani mjaftueshëm të mëdha sa të mund t’i financonin këto arritje.
Gjithashtu ishin korporatat ato që e panë të parat punëtorin si konsumator dhe jo thjesht si vegël pune, duke iu drejtuar me respekt dhe motivim për ta joshur jo vetëm që të punonte më mirë por edhe që të blinte prodhimet e kompanisë ku ata punonin. Mjafton të shikohet një shtëpi e një familje me të ardhura mesatare për të kuptuar se bizneset më të mëdha punojnë për këto lloj familje duke prodhuar elektroshtëpiakët, mobiljet apo hidrosanitaret që përdoren nga i gjithë publiku. Pra është biznesi i madh ai që bën të mundur që arritjet e shkencës moderne të bëhen pjesë e jetës së njerëzve të thjeshtë.
Një tjetër aspekt që me dashje anashkalohet dendur nga retorika socialiste është fakti që bizneset e mëdha (këtu përjashto rastet kur ato janë të favorizuara nga shteti) janë shumë më të përgjegjshme ndaj kërkesave të konsumatorëve sesa bizneset e vogla. Ndryshe nga bizneset e vogla, bizneset e mëdha kanë shumë më tepër se çfarë të humbasin nëse atyre iu dëmtohet reputacioni ose nëse konsumatorët ngelen të pakënaqur. Shpesh janë bizneset e vogla ato që veprojnë si “peshkaqenë†në treg duke zënë “peshkun†e rastit pa vrarë mendjen se një konsumator do ngelet i pakënaqur. Bizneset e vogla shpesh mendojnë në mënyrë “grabitqare†që mendojnë për një fitim të shpejt për momentin dhe nuk shqetësohen që një konsumator të rikthehet tek ta. Kështu nëse një këpucari i ngelet i pakënaqur një klient , ai nuk e vret shumë mendjen sepse në kioskën e tjerë do të “ngecin†peshq të tjerë. Mirëpo kompanitë e mëdha të prodhimit të këpucëve e kanë reputacionin si një ndër gjerat më të rëndësishme dhe rënia e reputacionit është shumë shqetësuese. Sa më e madhe të jetë korporata aq më shumë varet ajo nga vullneti i konsumatorit për të blerë ose jo produktet apo shërbimet e saj.
Në fakt në rastin e Shqipërisë duhet thënë që një ndër problemet që ne hasim është prania e shumë bizneseve të vogla, ose siç do të thonin marksistët mikroborgjezëve. Borgjezia apo shtresa e mesme tek ne është e papërfillshme, por ndërkohë edhe numri i borgjezëve të mëdhenj është relativisht i kufizuar. Dhe nëse sërish do t’u referoheshim sërish teorive marksiste, prania e tepruar e mikroborgjezëve është e dëmshme pasi kjo shtresë sipas tyre, nuk është as mbërshtetëse ose nxitëse e komunizmit dhe as e kapitalizmit, por e anarkizmit.
Â
Â