Standardet e dyfishta që po delegjitimojne kauz

Standardet e dyfishta që po delegjitimojne kauz

Standardet e dyfishta që po delegjitimojne kauzën

Botuar tek gazeta Panorama

 

Rotacioni politik në Shqipëri, sikurse edhe ndodh në të gjitha vendet ku ekonomia është në dorë të patronazhit politik, shoqërohet me një penalizmi të satelitëve të kundërshtarit dhe me shpërblimin e aleatëve. Kjo gjë ndodhi një dekadë më parë në vendin tonë dhe është duke ndodhur tani. E njëjta lojë, i njëjti skenar por aktorët kanë nderuar vendet. Në momentet kur ndodh ndryshimi i “turnit të rojës” padyshim që bëhet zhurmë e madhe dhe shkaktohet një polarizim i shoqërisë. Klima konfliktuale është akoma më e fuqishme sot se më parë edhe sepse loja është më fitimprurëse. Pra nëpërmjet sistemit të klientelizmit të karakterizuar nga licencat favorizuese, tenderët, postet imunitetet, sot mund të nxirret goxha më shumë para pasi ekonomia është më e begatë.

Kjo do të thotë që ky konfliktualitet politik që shikohet në Shqipëri nuk ka të bëjë me tiparet antropologjike që mund të kenë shqiptarët, pra nuk ka të bëjë me temperamentin e sertë apo natyrën mesdhetare, por ka të bëjë me paratë. Kush ka frerët e politikës në dorë, drejton ekonominë dhe zotëron imunitetin ndaj ligjit dhe votës. Këto aspekte duhen patur parasysh për të kuptuar se përse në kontekstin politik ekonomik shqiptar është e vështirë që të priten ndryshime radikale për të luftuar ilegalitetin.

Rotacioni i fundit politik dëshmoi mjerisht, sikurse e tregojnë raportet e Transparency International dhe Bankës Botërore, se modus operandi i mëparshëm vazhdon dhe se ata tanët llastohen e majmen kurse kundërshtarët përballen me reprezalje. Kuptohet që këtu bëjnë dallim ata aktorë publik që kanë perfeksionuar mjeshtërinë e prostituimit politik, që kanë një nuhatje të stërhollë ndaj pushtetit dhe që si uji marrin lehtësisht formën e enës ku hidhen.

Patronazhi politik është duke u manifestuar në formën e zbatimit selektiv të ligjit. Përkthyer në terren kjo do të thotë që disa televizioneve iu hiqen antenat dhe disave jo, disa zbohen nga ambientet publike dhe disa televizioneve të tjera iu jepen ambiente të reja, disave iu vihen gjoba ndërsa disa pajisen me fuqi gjobëvënëse. Disa vite më parë prania e bollshme e korrupsionit bënte që ëmimi i ryshfetit ta minimizonte anësinë politike dhe klima në përgjithësi ishte e zbutur. Mirëpo në këtë periudhë polarizimi politik, frika ose afrimi i probabilitetit për të humbur pushtetin, ka bërë që konfliktualiteti të jetë goxha i lartë.

Përdorimi selektiv e i politizuar i autoritetit të ekzekutivit fatkeqësisht është duke e cenuar autoritetin dhe respektin për shtetin shqiptar. Përdorimi i standardeve të dyfishta nuk bën gjë tjetër përveëse shkatërron legjitimitetin e atyre ligjeve që aplikohen në mënyrë selektive. Për sa kohë bëhet luftë e pistë nga të dy krahët politike sapo iu vjen mundësia dhe qëllimi i zbatimit ose moszbatimit të një ligji është meskin, në Shqipëri shteti ka për t’u konsideruar si kusar dhe nuk ka për të gëzuar respektin e publikut. Për të parë sesa respekt ka për institucionet e shtetit publiku shqiptar mjafton të udhëtohet nëpër rrugët e Shqipërisë për t’u këmbyer me makina që të njoftojnë e paralajmërojnë me drita se diku më tej gjenden patrulla të policisë rrugore. Pra krejt e kundërta e asaj që do të pritej në një shtet ku mbizotëron ligji dhe respekti për shtetin. Jo vetëm që askush nuk denoncon shkeljen e ligjit, por në fakt denoncon praninë e ruajtësve të ligjit.

Dhe kjo është arsyeja pse lëvizjet e qeverisë janë duke hasur gjithë këtë opozitë dhe obstruksionizëm. Kundërshtimi masiv është duke ardhur nga dy grupime krejt të ndryshme të shoqërisë për motive tërësisht të ndryshme nga njëri tjetri. Nga njëra anë janë shkelësit e ligjeve të cilët e pësojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga veprimit e qeverisë dhe që për këtë arsye janë mobilizuar në mënyrë masive për të bllokuar zbatimin e ligjeve që iu shkaktojnë dëm interesave të tyre. Këta aktorë duke përfituar nga fakti që qeveria po i instrumentalizon ligjet pasi i zbaton me standarde të dyfishta janë duke u viktimizuar dhe heroizuar paëka se janë shkelësa të ligjit. Dhe në fakt kundërshtimi i tyre është duke u politizuar dhe legjitimuar duke fituar në një farë mënyre një imunitet në syrin e opinionit publik.

Nga ana tjetër janë ata aktorë të cilët janë të shqetësuar nga delegjitimimi që i bëhet ligjit si pasojë e zbatimit selektiv. Ky grupim interesohet për zbatimin e ligjit jo vetëm ndaj disa shkelësve por ndaj të gjithë shkelësve. Pra ky grupim nuk shqetësohet pse nga pesë hajdutë janë duke u kapur vetëm dy dhe tre të tjerët po lihen të lirë, pasi fundja sa më pak hajdutë në qarkullim aq më mirë është . Por shqetësohet pse nuk kapen edhe  tre të tjerët. Ky grupim i ngelur si sanduië mes një luftë të pistë është duke pësuar fyerjen dhe denigrimin më të madh në këtë situatë pasi po akuzohet si aleat apo shërbëtor të krimit. Është duke u stigmatizuar në mënyrë të ulët nga përfaqësues të ekzekutivit që mendojnë në mënyrë dikotomike, o me ne o me ata.

Për rrjedhojë standardet e dyfishta që janë duke u aplikuar nuk po bëjnë gjë tjetër përveëse po përbaltin ndershmërinë dhe heroizojnë shkelësit e ligjit. Ky lloj delegjitimi që po pëson ligjshmëria në Shqipëri në këto momente ka për të lënë gjurmë të thella në opinionin dhe në sjelljen elektorale të publikut shqiptarë. Konsolidimi i autoritetit të shtetit dhe rritja e zbatueshmërisë së ligjit ka për tu ngadalësuar shumë dhe kushdo që do vijë në të ardhmen për të promovuar kauza virtuoze sië edhe qenë ato që u premtuan nga Partia Demokratike gjatë fushatës ka për t’u parë me dyshim apo përëmim. Dhe sërish, për të kushedisesatën herë në këtë vend janë duke e pësuar ata që besojnë në ndershmëri dhe ligjshmëri si dhe duke e pësuar dinjiteti i shtetit shqiptar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top