Ligjet e tepërta që diskreditojnë shtetin
Botuar tek revista Klan
Â
Një ndër shabllonet tipike që qarkullon në Shqipëri është që ne kemi ligje të mira por nuk zbatohen. Me thënë të vërtetën ne as ligje të mira nuk kemi dhe as nuk i zbatojmë. Dhe një ndër prirjet tipike të sistemit tonë shtetëror është që të nxjerrim ligje, akte nënligjore e rregulla apo udhëzime të reja në vënd që të përpiqemi të përmbushim ato ekzistuese.
 Në të tilla rrethana mbase do të ishte më e volitshme që të mendohej për të derregulluar, pra për të lehtësuar barrën legjislative e administrative së cilës duhet t’i nënshtrohen qytetarët. Por jo, meqënëse është e vështirë që të zbatohen në terren ligjet dhe që qytetarëve t’iu jepen shërbimet dhe produktet e pritura nga qeveria, shteti përqëndrohet tek procesi ligjvënës. Xhanem, ku ka gjë më të lehtë për burokratët dhe burokracinë se të punojnë e mbushin shkresurina pa u shqetësuar nëse ato materializohen konkretish.
Mirëpo një shtet rrezikohet që të ketë aq shumë ligje sa as që mund të mendohet që një individ i vetëm ti njoh të gjitha e jo më ti ndjekë ato. Ky rrezik i teprimit me ligjet dhe rregullimet është vënë re që në hapat e para të krijimit të shtetit. Kështu babai i Taoizmit, Lao Cu thoshte se “sa më shumë të zmadhohen ligjet dhe rregullat aq më shumë hajdutë dhe grabitës do të ketëâ€.
Â
Taciti deklaronte se “sa më i korruptuar shteti aq më shumë ligje nxjerr†kurse Ciceroni deklaronte që “më shumë ligje do të thotë më pak drejtësiâ€.  Bile edhe ideatori i konstitucionalizmit, i cili i mëshonte qeverisjes “Në frymën e ligjeve†ishte për vendosjen e ligjeve, por me karar. Sepse sipas Monteskjesë “ligjet e panevojshme dëmtojnë ligjet e nevojshmeâ€.  Dhe kjo prirje është akoma më e theksuar me konsolidimin e shteti modern prandaj Çërçill na paralajmëronte që “kur ke dhjetë mijë rregulla, shkatërrohet gjithë respekti për ligjinâ€. Sepse sikurse del nga goja e Sartorit sa më shumë të korruptohet republika, aq më shumë ligje nxjerr.
Â
Këto prirje tipike janë duke u vërejtur sot. Ideja e dikurshme e qeverisjes së vogël është katandisur thjeshtë në moton qeverisje nga një klikë e vogël sepse forca e qeverisë ngelet e madhe dhe vetëm zmadhohet. Nisma intervencioniste të tipit rritje të pagës minimale apo imponimi i rrogave referenciale nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtojnë përmasat e shtetit dhe shtojnë rregullat së cilave duhet t’iu konformohen qytetarët.
Akoma më qesharak ishte ligji për ndalimin e përdorimit të duhanit në vende publike. Nuk po i hymë shkeljeve të parimeve bazë të kushtetutës dhe të të drejtave më thelbësore të njeriut pasi ka qenë subjekti i një shkrimit tjetër më të hershëm. Por vlen të përmendet që shteti merrte përsipër me këtë ligj që të ndalojë përdorimin e duhanit jo vetëm në institucionet shtetërore por edhe në lokalet private, përfshi këtu zonat rurale. Ç’shaka e hidhur!!! Shteti nuk çon dot, në fshatrat periferikë të Shqipërisë. ashtu siç i takon ambulancën, zjarrëfikësit, ujin e pishëm e dritat.  Nuk çon dot policinë e ligjin në zonat e thella të veriut ku mijëra fëmijë janë duke tretur jetën në kulla për faj të gjakmarrjes. Do çojë inspektoriatin që do kontrollojë nëse është pirë duhan! E ku pale në ato zona ku gjendja është kaq e keqe, sa shteti të paktën duhet t’iu bëj një favor këtyre njerëzve duke i lënë që të dredhin një duhan, për të lënguar plagët e dëshpërimit duke thithur duhan e pshehrëtirë. Dhë kë do të dërgojë, inspektoratin që tashmë edhe në zemër të Tiranës ka dëshmuar sa i paaftë e dështak ka qenë për të siguruar tregtimin e mallrave ushqimore tutje anëve rrugëve, konform standardeve higjeno sanitare. Pra mania për ndërtimin e të tilla ligjeve me fjalët e Anjshtajnit janë “gjëja që e shkatërron më shumë respektin për qeverisjen dhe shtetin ligjorâ€.  Është njësojë sikur një hidraulik (shteti) që nuk po të rregullon dot saraçineskën (të drejtat themelore, të drejtën e pronës, të drejtën e votës, zbatimin e kontratës) që të fut ujin e pishëm në shtëpi të marrë përsipër që të të instalojë një vaskë me hidromasazh dhe sauna.
Â
Zelli i tepruar për të prodhuar ligje dhe mungesa e vullnetit për të zbatuar ligjet parësore si kushtetuta, duhet të na shqetësojnë jashtëzakonisht. Sepse historia na ka mbushur me shembuj të panumërt që na tregojnë se ky zell i tepruar për të krijuar ligje, kufizime, rregulla, procedura, institucione të reja është diçka për t’u shqetësuar. Dhe më bukur se kushdo tjetër këtë rrezik e ka përshkruar Ayn Rand në librin Atlas Shrugged. “Qeveria nuk ka mjete për të sunduar njerëzit e pafajshëm. Qeveria të vetmin pushtet ka pushtetin për të shtypur kriminelët. Epo, kur nuk ka mjaftueshëm kriminelë, ateherë kriminelët sajohen. Shpallen kaq shumë gjëra si shkelje e krime sa bëhet e pamundur për njeriun që të jetojë pa shkelur ligjet. Miratohen ato lloj ligje që as mund të monitorohen, as mund të detyrohen dhe as mund të interpretohen në mënyrë objektive, dhe krjohet një komb me keqbërës dhe pastaj nxirren para prej pushtetarëve nga faji.â€
Â