Pse ikën truri e nuk kthehet, si dhe pse nuk krijohet tru i ri në Shqipërië

Pse ikën truri e nuk kthehet, si dhe pse nuk krijohet tru i ri në Shqipërië

Pse ikën truri e nuk kthehet, si dhe pse nuk krijohet tru i ri në Shqipërië

gazeta Metropol

Veprimtaria e Organizitës së Studentëve Shqiptarë në Botë para pak kohësh pati goxha bujë në opinionin publik shqiptar. Për shumë njerëz u duk se rreze të forta shprese u hapën befas për të mirën e Vatanit. Kjo magjepse e shqiptarëve nga diçka që vjen nga jashtë nuk është as e re dhe as e pakuptueshme.
Nga njëra anë në historinë e shekullit të nëntëmbëdhjete dhe fillim shekullin e njëzetë ndaj kombit shqiptar ka mibzotëruar influenca e fuqishme e diasporës shqiptare. Dhe ky romantizëm patetik rilindas ja tek rishfaqet sërisht por kësaj radhe në vitin e 92-të të egzistencës së shtetit shqiptar. Nga ana tjetër për pasojë të plogështisë së brendshme është jashtëzakonisht joshëse që ti presësh zgjidhjet të gatshme nga jashtë.
Ky artikull nuk ka për qëllim dekurajimin e iniciativës së studentëve shqiptarë jashtë por që të aplikoj një përqasje më realiste dhe kritike ndaj situatës së burimeve njerëzore në Shqipëri në përgjithësi dhe ndaj një kërkesë spikatëse të të rinjve që studiojnë jashtë në veçanti.
Duke nisur nga kjo e fundit, ajo që tingellon çuditshëm është kërkesa e tyre që shqiptarët e diplomuar jashtë të punësohen apriori nga shteti shqiptar. Dihet për arsye të njohura nga të gjithë, që ata që studiojnë jashtë zakonisht marrin një arsim relativisht më të mirë se shqiptarët që studiojnë brenda Shqipërisë, pra kthehen në Shqipëri me një avantazh të ndjeshëm ndaj të tjerëve që kërkojnë punë. Bile ajo që vihet re dendur është fakti që kur studentët tanë jashtë kthehen në Shqipëri sëmuren nga një sindromë që amerikanët e quajnë “Big fish in a small pond” që do të thotë peshk i madh ne një pellg të vogël. Gjithësesi përse u dashka që këta njerëz të trajtohen në mënyrë favorizuese duke iu shmangur konkurences së tregut të punësë Studentët shqiptarë të diplomuar jashtë mirë se të kthehen por nëse kanë diçka të mirë për ta ofruar duhet që fillimisht të garojnë e të fitojnë nëpërmjetë meritokracisë që ofron nje tregi i lirë i punës.
Këtu pra del në pah problemi kryesor në Shqipëri, që është mungesa e konkurencës në tregun e punës. Ose më saktë vlen të thuhet që tregu shqiptar i punës, pavarsisht nga dëshirat tona për të patur sa më shumë njerëz të kualifkuar qe të kthehen në Shqipëri, është dekurajues për personat e kualifikuar. Ky pohim është një deduksion I natyrshëm I analizimit të tregut egzistues të punës në lidhje me cilësinë e arsimimit.
Po të marrim në konsideratë punëdhënësin e parë potencial për një student, sektorin shtetëror ne Shqipëri i cili fatkeqësisht është I kalbur nga nepotizmi, favoritizmi, korrupsioni dhe politzimi I tejskajshëm, zorr se kualifikimi të jep dorë për të gjetur një punë. Ajo që është më e rëndësishmja per nje te diplomuar është jo mbarimi I studimeve në një universitet të mirë dhe me rezultate të larta por lidhjet personale dhe politike qe ky person ka si dhe sasia e parave që ësthë I gatshëm për të paguar për një post.
Po të shohim punëdhënësin e dytë potencial për të diplomuarit, pra biznesin e madh, kualifikimi cilësor zorr se pi uje. Në kushtet e ekonomisë sonë të mbyllur të mbizotëruar nga pak aktorë ekonomik që I kanë , fitimet e arritura nga bizneset e mëdhaja janë të sigurta pasi konkurrenca mungon. Nderkohë që këto fitime janë të sigurta atëhere përse u dashka që të investohet në burime cilësore njerëzoreë Kjo gjë është e arsyeshme të bëhet vetëm kur nuk ka monopole apo kartele verdallë dhe kur konkurrenca e rreptë e dikton këtë nevojë.
Punëdhënësi I tretë potencial është biznesi i vogël dhe I mesëm. Problemi I këtij biznesi është që ky biznes në Shqipëri është në pothuaj gjithmonë I ndikuar nga karakteristikat tradicionale të shoqërisë shqiptare. Ky lloj biznesi punëson kryesisht njerëz të rrethit të ngushtë familjar shoqëror prandaj shumë e vështirë që të punësojë një person të huaj, pavarsisht nga cilësia e arsimimit.
Biznesi I huaj normalisht është ai që sjell teknika, dhe teknologji të reja si dhe stil te ri menaxhimi që e bën më mikpritës ndaj njerëzve të arsimuar mirë. Dhe kjo shihet lehtë nga fakti që të vetmet biznese që kanë bërë trajnime për punonjësit e rinj janë dy kompanitë e telefonisë së lëvizshme si dhe bankat e huaja që kanë investuar në Shqipëri. Mirepo ky biznes është shumë I kufizuar në Shqipëri, dhe nderkohë ai pak që është, shpesh herë është përshtatur me kushtet shqiptare të mungesës së konkurencës dhe tregohet mospërfillës ndaj burimeve njerëzore. Duke patur parasysh që sektori i organizatave jo-fitimprurëse financohet pothuaj plotësisht nga para të ardhura nga jashtë në një farë mënyre ky sektor mund të konsiderohet si shtojcë I investimeve të huaja. Ky është mbase sektori i vetëm që çmon cilësinë e arsimit dhe ka mbledhur rreth vetes një pjesë të madhe të njerëzve që kanë patur kualifikime jashtë Shqipërisë.
Analiza racionale e prespektivës së punësimit të një studenti të sotshëm në tregun e sotshëm të punës në Shqipëri tregon qartë që ky student nuk ka shumë motive për tu kthyer nëse është jashtë apo për të mësuar intensivisht nëse është në Shqipëri pasi cilësia e arsimit që ka për të marre nuk ka për të ndikuar shumë në punësimin e tyre. Për rrjedhojë për ata që mësojnë shumë në Shqipëri mund të thuhet se veprojnë në mënyre jo-racionale dhe e bejnë studimin të shtyrë nga pasioni, kurioziteti, ndikimi i familjes ose nga bindja se herët a vonë kanë për të ikur nga Shqipëria në kërkim të një vendi ku vlerësohet arsimi.
Diploma universitare në Shqipëri shikohet si një liçencë që duhet marrë patjetër për hirin e një të ardhmeje të largët e të paqartë kur kjo diplomë do të ‘hajë bukë’. Ndërkohë mjetet e përdorura për ta shtënë atë në dorë (kryesisht korrupsioni dhe nepotizmi) janë më se të justifikuara për tu përdorur.
Por nuk ësthë vetëm mundësia e mjegullt për tu punësuar në tregun e mbrapmë të punës që dekurajon te diplomuarit jashtë që të kthehen, si dhe studentët e këtushëm për të mësuar. Përpos vlerës së pakët që ka arsimi për të rritur probabilitetin e punësimit për një student egzistojnë dy alternativa të tjera që e dekurajojnë akoma më krijimin e trurit shqiptar.
Së pari mundësia e lehtë për të emigruar ka qënë një ndër faktorët kryesorë që ka nxitur braktisjen e shkollës. Ndërkohë kriminaliteti i zhvilluar është shpesh një alternativë më joshëse se shkollimi. Ne e dimë mjaft mirë se në Shqipëri mbizotëron një nivel I lartë I kriminalitetit dhe se fitimet që nxirren prej tij janë shumë të larta. Nuk është shumë e vështirë që të përfshihesh në trafiqe fitimprurëse në Shqipëri. Mjafton të lësh për pak kohë mënjanë skrupujt dhe të marrësh hapin e parë pertej moralit, dhe se shpejti e gjen veten fund e krye të përfshirë në vorbullën e dallavereve të paligjshme. Për më tepër në kushtet e forcës “efikase” të policisë shqiptare mundësia për tu kapur është shumë e ulët. Por edhe po të kapesh falë gjyqësorit “të kulluar” shqiptar, ka një probabilitet shumë të lartë që të shpëtosh. Me një fjalë, në kushtet kur risku për tu ndëshkuar per bërjen e diçkaje të paligjshme është kaq i ulët është shumë tunduese të zgjidhet më mirë rruga e krimit se sa ajo e arsimimit ku risku i të qënurit i papunë është qamet i lartë.
Kjo situatë aspak premtuese, tregon qartë se sot nuk ka një klimë të favorshme që të shtyjë trurin shqiptar që të kthehet dhe aq më pak klime nxitëse për formimin e trurit të ri. Për rrjedhojë zgjidhjen e situatës duhet ta shikojmë tek vullneti i faktorit politik për të bërë cclirimin e konkurencës ne treg si dhe sigurimin e forcës së ligjit. Padyshim që nuk mund të arrihet shumë me thirrjet Noliane të tipit “mbaju nëno mos ki frikë se ke djemtë ne Amerikë” etj etj. që degjohen nga këta të rinj që janë shumë të zellshëm por pak të kthjelluar me realitetin shqiptar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top