Pse duhet “privatizuar†edhe ushtriaë
Botuar tek gazeta Tirana Observer
Â
Me konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, gradualisht ka rënë edhe roli i ushtrisë për shoqërinë tonë duke dalë në qendër të opinionit publik dhe debateve mediatike vetëm atëherë në rastet e emergjencave humanitare, në rastet e misioneve ushtarake jashtë vendit dhe në rastet fatkeqe të aksidenteve. Në të shumtën e kohës ushtria ri në hije dhe me thënë të drejtën kështu edhe është e denjë për një vend demokratiko-liberal. Megjithatë në hije ngelet edhe një dimension shumë i hidhur i ushtrisë shqiptare që është zhvilluar prej shumë vitesh por që kurrkush nuk i vë veshin. Bëhet fjalë për një diskriminim të mirëfilltë që bëhet me rekrutimin.
           Çështja e rekrutimit të detyruar të ushtarëve është rrahur në debate prej shekujsh dhe në periudhën bashkëkohore vendet më të përparuara e konsiderojnë shërbimin ushtarak si një detyrim moral dhe qytetar të pashmangshëm në rast kërcënimi. Mirëpo duke qenë se një pjesë e mirë e hemisferës veriore të rruzullit tonë që prej rënies së murit të Berlinit, ka kohë që nuk është kërcënuar nga konflikte masive (përjashto Jugosllavinë) edhe nevoja për një ushtri të madhe sa ka ardhur dhe ka rënë. Me të drejtë edhe qeveritë e mëparshme shqiptare e kanë reflektuar këtë realitet në politikat e tyre të reformës ushtarake duke ulur personelin dhe pajisjet luftarake. Mirëpo zor se ndokush i vë më veshin sesi rekrutohen ushtarët sot. Faktori demografik shqiptar, me fjale të tjera tipari rinor i popullsisë shqiptare, bën që edhe po të donte shteti shqiptar nuk do të mund të rekrutonte të gjithë djemtë që përmbushin kriteret pasi nga njëra anë nuk do të kishte mjaftueshëm uniforma dhe fjetina për të përballuar numrin e tyre, dhe nga ana tjerr do shkaktonte alarm tek fqinjët si ndonjë mobilizim masiv. Prandaj natyrshëm nuk thirren nën armë të gjithë të rinjtë që iu takon të bëjnë ushtri. Po kush thirretë Këtu qëndron problemi dhe mbase edhe një ndër shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut dhe të kushtetutës.
           Së pari shërbimi ushtarak mund të justifikohet vetëm me detyrën fisnike të mbrojtjes së atdheut dhe pa kurfarrë diskriminimi, që do të thotë të gjithë të pasur e të varfër duhet të shërbejnë.  Para vetëm për motive të jashtëzakonshme, pasi në të tjera rrethana shërbimi ushtarak i detyruar nuk është gjë tjetër veçse një punë e detyruar e papaguar ose skllavëri. Normalisht sikurse policët mbrojnë rendin e paguhen për këtë punë, edhe ushtarët që mbrojnë vendin duhet të paguhen.
Mirëpo disa vite më parë është vendosur një pagesë prej tre milionë lekësh të vjetra, një lloj fature moderne bedeli, për të shmangur ushtrinë. Ky është një lloj censusi pasurie që bën që në ushtri të detyrohen të shkojnë vetëm ata që nuk kanë mjaftueshëm para për të paguar shumën prej 3 milionë lekësh të vjetra. Vetë prania e një diskriminimi të tillë në bazë pasurie duhej të përbënte një shqetësim publik dhe duhej të shqyrtohej pajtimi me kushtetutën e Shqipërisë e cila ka si parim barazinë para ligjit.
Por nuk është vetëm pasuria mënyra e diskriminimit. Mes atyre që nuk paguajnë nuk ushtrohet i njëjti presion për të veshur uniformën e ushtarit, qendrat e rekrutimit janë tmerrësisht agresive dhe të ashpra në periferi të Shqipërisë sesa janë në qendër, më shumë në fshat sesa në qytet. Dhe kjo praktikë vihet re nga lajmet e viteve të fundit që dalin në media e që flasin për raste rekrutimi me forcë të shoqëruara me policinë në Sarandë apo diku tjetër në periferi. Po ashtu në periferi rastis që edhe të flitet për çuarje në prokurori të emrave të atyre që nuk i janë përgjigjur thirrjes së rekrutimit. Kjo pasi impakti i pakënaqësisë në periferi është më pak masiv nëse rekrutimi me zor do të kryhej në zona me popullsi më të dendur. Dhe kur bëhet fjalë për rekrutim me forcë kuptohet që ata që kanë lidhje nepotiste apo që paguajnë ryshfet e kanë më të lehtë për t’i bërë bishte sesa ata që nuk kanë gjendje të mirë ekonomike dhe nuk kanë mbështetje. Mosparaqitja për shërbim ushtarak është bërë gangrenë edhe për emigrantët e ngratë shqiptarë të cilët detyrohen të paguajnë ryshfete sa herë që kalojnë kufirin për të shkruar në Greqi duke qenë se atyre që nuk kanë bërë ushtrinë iu krijohen probleme nga policia kufitare.
Që ka një diskriminim pasuror në ushtrinë shqiptare kjo është më se e qartë pasi mjafton të shikohet se kush janë ushtarët shqiptarë sot për ta kuptuar. Po të shikohen nga paraqitja bie në sy lehtë që mes tyre nuk gjen djemtë shtatëlartë, të bëshëm dhe të pashëm që vërtiten për të “gjuajtur†nëpër kafenetë e bllokut. Duket qartë se shumë nga këta ushtarë duhet të kenë qenë ushqyer keq pasi nuk janë shumë të zhvilluar fizikisht, nga pamja duket se shumë prej tyre duhet të kenë qenë përballuar me punë fizike herët në moshën e tyre. Gjithashtu shumë prej tyre duket se vijnë nga fshatrat dhe nuk janë në gjendje të mirë ekonomike pasi i ka zënë tepër dielli si pasojë e punës bujqësore të nisur që në fëmijëri. Jo rrallë bie në sy që ushtarët janë edhe nga minoritetet kulturore me ngjyrë që jetojnë në Shqipëri.
Kjo situatë është një paradoks i vërtetë që nuk vihet në dukje as nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe as nga grupe të tjera të interesit të cilat janë tepër të zëna dhe të përfshira nga rendi i ditës i politikës qendrore dhe nuk i vënë veshin këtyre situatave që nuk para dalin në faqet e para të gazetave. Është paradoks edhe për filozofinë politike pasi liberalët në parim do të ishin për një ushtri mercenarësh të cilët do ishin më profesionistë dhe më të motivuar e për rrjedhojë më efikas, ndërsa socialistët mbase nuk para janë për një ushtri profesioniste por kurrsesi nuk do të ishin për një ushtri me shërbim të detyrueshëm ku të thirrurit të ishin njerëz që vinin nga shtresat më të ulta dhe të brishta të shoqërisë shqiptare. Sakaq në vendin tonë janë pikërisht djem të këtyre shtresave që detyrohen më shpesh për të bërë një punë ushtarake (them punë sepse për shumë veta të tjerë shërbimi ushtarak është punë ) të detyrueshme e të papaguar. Në fakt janë pikërisht këta djem që privohen një vit të tërë për të punuar dhe kontribuar ekonomikisht pranë familjeve të tyre tashmë të vobekta. Shteti ynë në përpjekje për t’u futur në NATO është në një proces të qartë tranzicioni drejt një ushtrie profesioniste, duke patur parasysh shkeljen që iu bëhet të drejtave të njeriut dhe kushtetutës nëpërmjet diskriminimit që aplikohet në procesin e rekrutimit, del e nevojshme që lëvizja drejt ushtrisë profesioniste të bëhet në mënyrë të menjëherë. Përderisa përmasat e ushtrisë shqiptare janë shumë të vogla dhe përderisa drejtimi është gjithsesi drejt ushtrisë profesioniste, atëherë nuk ka përse ushtria shqiptare të “privatizohej†që sivjet dhe të hiqej shërbimi i detyrueshëm ushtarak.
Â