Nje deklarate jo dhe aq universale

Nje deklarate jo dhe aq universale

Nje deklarate jo dhe aq universale 

 

Adri Nurellari 

Botuar tek revista KLAN 

  

Në 10 dhjetor të vitit 1948 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara aprovoi dhe shpalli Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Kjo Deklaratë erdhi padyshim pas katastrofës më të madhe që kishte përjetuar njerëzimi, Luftës së Dytë Botërore. Kjo deklaratë ishte në një farë mënyre si një thirrje ndaj ndërgjegjes dhe humanizmit të njerëzimit fill pas një tragjedie njerëzore, sikurse kishte ndodhur tre dekada më herët me 14 pikat e prezantuar nga presidenti amerikan Uilson në Versajë.  Prandaj edhe 10 dhjetori konsiderohet dhe festohet si dita e të Drejtave të Njeriut në gjithë botën. Në fakt kjo deklaratë dhe artikujt e saj pak nga pak, ndryshe nga çmendohej, u shndërrua në  një sistem reference, në një pikë graviteti për shumicën e shteteve dhe nga një project shumë i brishtë dhe i debatuar u shndërrua në  një shtylle të sistemeve të sotshme të qeverisjes. Në një vend si Shqipëria padyshim që kjo Deklaratë, meret si e mirëqenë dhe propagandohet si një ndër ato të “mirat” që ne presim të na vijnë nga perëndimi, mirëpo në fakt po të hidhet dritë mbi zanafillën e Deklaratës Universale, del qartë ndikimi i fortë i bllokut lindor komunist. Në vitin 1946, dmth gjysëm shekulli më parë Bashkimi Sovjetik refuzoi projektin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut pasi nuk përputhej me ideologjinë totalitare sovjetike dhe sepse nxirte në plan të parë njeriun dhe eklipsonte rolin dhe ndikimin e shtetit. 

 Mirëpo asokohe falë ngadhënjimit të Ushtrisë së Kuqe në luftën kundër nazistëve balanca e pushtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare ishte shndërruar në bipolare ku njëri pol i takonte Kremlinit e për rrjedhojë edhe një pjesë e mirë e vendimarrjes së sistemit të ri ndërkombëtarë që ishte duke u ngritur i takonte Bashkimit Sovjetik. Në momentet kur nevojitej një kompromis me BS-në për të nxjerrë këtë Deklaratë, vendet perëndimore u detyruan të lëshonin pe dhe të binin në kompromis me ndërhyrjet dhe ndikimet e marksiste, duke lënë hapësirë për krijimin e dy lloje të drejtash të frymëzuara nga socializmi, të drejtat sociale dhe të drejtat ekonomike. Ky është një koncesion i pashmangshëm për të siguruar jo aprovimin e Deklaratës por të paktën moskundërshtimin e kësaj deklarate nga sovjetikët. Ndërkohë që shuymë vende me shumicën e popullsisë muslimane e akuzuan Deklaratën si jo universale pasi reflektonte vetëm kontekstin kulturor dhe fetar judeo-kristian të Evropës duke shpërfillur traditat dhe kontekstet muslimane, aziatike dhe më gjerë. 

Vetë mbasadori i kohës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeane Kirkpatrick, e kritikoi ashpër këtë deklaratë duke e quajtur si të kundërt me të drejtat e njeriut duke sulmuar pikërisht të drejtat sociale ekonomike që  u infiltruan aty nga ekspertet dhe diplomatët komunistë. Ai në fakt e quante Deklaratën një letër ndaj babagjyshit të Vitit të Ri, dhe mendonte se të drejtat ekonomike në fakt janë shkelje të të drejtave të vërteta të njeriut pasi për të realizuar këto të drejta duhet të shkelet me dhunë e drejta  e pronës nëpërmjet aplikimit të taksave. 

Dhe në fakt po të shikohet me vëmendje grupimi i të drejtave social-ekonomike Brenda Deklaratës kuptohet qartë se shumë nga këto të drejta nuk mund të quhen të drejta universale të njeriut dhe se bien ndesh me idenë që kishin për të drejtat e njeriut vetë zbuluesi i tyre, Xhon Lok. Një ndër etërit themelues të Shteteve 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top