E drejta për t’u dekomunistizuar

E drejta për t’u dekomunistizuar

E drejta për t’u dekomunistizuar
Botuar tek gazeta Tirana Observer
 

Këto javët e fundit është rivendosur në qendër të vëmendjes e kaluara komuniste si rrallë herë më parë. Kjo jo vetëm nëpërmjet nismës për të bërë publike dosjet e sigurimit të personazheve publike, nismë kjo për t’u vlerësuar pasi pastron jetën publike nga shumë përgjegjës të së kaluarës, ccliron shumë njerëz që mbahen peng si pasojë e së kaluarës, shkëput partinë socialiste përfundimisht nga vazhdimësia me Partinë e Punës dhe jep një farë shpërblimi moral për viktimat e komunizmit.
Ccështja e së kaluarës komuniste është ngritur edhe nëpërmjet sulmeve denigruese qe jane duke iu drejtuar dy personaliteteve të jetës publike shqiptare, Sali Berishës dhe Ismail Kadaresë. Së pari vlen për t’u përmendur që në parim është më se e dobishme dhe më e nevojshme që shoqëria shqiptare të denoncojë dhe distancohet përfundimisht nga komunizmi duke e dënuar publikisht si një ndër periudhat më të egra dhe mizore që ka njohur jo vetëm shoqëria shqiptare por mbarë njerëzimi. Mirëpo është tmerrësisht paradoksale mënyrë sesi janë duke u sulmuar këto dy personazhe duke u akuzuar si bashkëpunëtorë të regjimit të kaluar. Paradoksi qëndron së pari në fakti që pesëmbëdhjetë vitë pasi ka rënë komunizmi këto personazhe vazhdojnë të akuzohen si komunistë nga një tufë komunistësh të paregjur. More...
Edhe sikur qoftë Berisha dhe qoftë Kadareja të kishin qenë komunistë dikur komunistë, kjo padyshim nuk do të thotë që janë komunistë tani. Kjo dekadë e gjysëm jo vetëm që nuk lë të mendohet për ndonjë vazhdimësi të komunizmit tek këta individë, por të kundërtën. Berisha ka dalë në krye të partisë së djathtë e cila në parim ka qenë forca politike kryesore kundër komunizmit dhe denoncuese e së kaluarës totalitariste. Berisha mund të ketë fituar një reputacion si njeri që qeveris apo drejton partinë me dorë të fortë por kurrësesi nuk ka reshtur se denoncuar regjimin e kaluar për një moment të vetëm. E njëjta gjë me Kadarenë, i cili është figura kryesore e artit dhe kulturës sonë brenda dhe jashtë vendit, dhe asnjëherë nuk ka hezituar për të denoncuar dhe demaskuar të kaluarën komuniste shqiptare. Pavarsisht nga rezervat që individë të ndryshëm mund të kenë ndaj Kadaresë lidhur me veprën apo aspekte të karakterit, askush nuk mund të mohojë që ai ka pasur kurajon për të qenë të jetë një ndër flamurëmbajtësit e luftës kundër komunizmit në periudhën e tranzicionit.
Kjo do të thotë që edhe sikur të dy ata të kenë qenë shërbëtorë të komunizmit në një kohë të parë, ata kurrësesi nuk kanë ngelur peng apo robër të kësaj të kaluare në këtë periudhë.  Pastaj një ndër principet e sistemit tonë të drejtësisë është riedukimi për shkeljet e bëra dhe për rrjedhojë ccdo njeri ka të drejtë, për mos të thënë përgjegjësinë, që në kushtet e rrethanave të reja, daljes së fakteve dhe së vertetës të ndryshojnë mendjen dhe qëndrim. Turpi qëndron tek ata që sot nuk kanë ndryshuar dhe jo tek ata që kanë ndryshuar. Kështu ndryshe nga paradoksi shqiptar, sot nuk guxon kush të akuzoj Barroson si të majtë paccka se dikur ka qenë maoist i zellshëm dhe padyshim që nuk mund të kuptohet konservatorizmi britanik pa CCërccillin paccka se ky i fundit kishte qenë një lider i Partisë Liberale në fillim të karrierës së tij. Ajo që do të ishte e arsyeshme në Shqipëri do të ishte që njerëzit të gjykohen sot për atë qëndrim dhe veprim që ndërmarrin sot dhe jo vetëm për të kaluarën, përjashto rastet kur veprimtaria e të kaluarës ka konsistuar në mëkate të pafalshme si krime kundër njerëzimit apo dëshmia e rremë dhe abuzime për të provuar veten besnik dhe të denjë të rregjimit të kaluar.
Për mos të thënë pastaj se është e dyshimtë për të folur sesa shërbëtorë të zellshëm dhe përgjegjës për sistemin mund të quhet një mjek kardiolog pse mes pacientëve të ndryshëm kishte edhe njerëz nga blloku apo një shkrimtar që për të mos u bërë martir në një shtet që nuk i linte as të gjallë disidentët, shëmtonte me vetëdije veprën e tijë me njollat e realizmit socialist. Shumë njerëz më dashje janë duke portretizuar një situatë të sajuar dhe trilluar për të kaluarën si për të na e bërë që të mendojmë se bulevardi i 1 majit apo i spartakiadave të 16 tetorit nuk mbushej plotë me njerëz të ekzaltuar nga një hipnozë kolektive. Duan të lënë të mendohet se nuk vajti një radhë jashtëzakonisht e gjatë populli për të bërë homazhe histerike tek diktatori Hoxha dhe se raftet e bibliotekave dhe bangave shkollore nuk ishin mbushur me shkrime panagjerike prosistemit të intelektualëve të konvertuar, rekrutuar, nënshtruar apo robëruar. Duan të lënë të kuptohet se regjimi mbahej nga Berisha e Kadareja ndërkohë që nuk guxojnë të hedhin qoftë një fjalë të keqe për nomenklaturën dhe teoritë marksiste që sollën katrahurën kur u aplikuan në Shqipëri.
Paradoksi i dytë qëndron tek fakti se kush i drejton këto akuza. Do të ishte e pranueshme dhe e justifikueshme që këto akuza dhe sulme t’i drejtonin ish të përndjekur që kanë vuajtur gjatë regjimit. Kuptohet që nje person që është dergjur në burgjet e Spaccit apo Burrelit natyrshëm mund ta quaj të privilegjuar Berishën pse ka qenë mjek dhe profesor në Tiranë dhe po ashtu një person që ka jetuar i internuar me familjen në kënetën e Hoxharës mund ta konsiderojë një përkëdheli të sistemit faktin që Kadare kishte mundësi që të vizitonte Parisin apo vende të tjera jashtë vendit ndërsa ata sosnin jetën mes llucës dhe përccmimit. Por këto akuza po i bëjnë njerëz që ende nuk kanë denoncuar ose nuk janë distancuar nga komunizmi. Njërëz që kanë qenë vetë funksionarë të zellshëm të regjimit të kaluar dhe ende sot në një mënyrë apo tjetrën dëshmojnë besnikërinë dhe lidhjen solide shpirtërore që kanë me totalitarizmin komunist. Kjo lidhje manifestohet në forma nga më të ndryshmet, nga nostalgjitë që shfaqin hera herës ndaj figurave më të larta të diktaturës së kaluar duke ricikluar në publik përgjegjësit kryesorë të komunizmit shqiptar, duke rikthyer fotografinë e Enver Hoxhës në dikasterin që drejtonin, duke vazhduar shtrëmbërimin e historisë ose mostregimin e të vërtetës. E manifestojnë me nëpërkëmbjen që i bëjnë të përndekurve dhe ish-pronarëve, injorimin ndaj krimeve të komunizmit, qëndrimin ndaj historisë dhe justifikimin që i bëjnë marksizmit.
Këta janë njerëz që në farë mënyre po u thonë Berishës dhe Kadarëse, “edhe ju keni qenë me të keqen “ por ndërkohë ende sot nuk distancohen vetë nga kjo e keqja. Këta janë individë të cilët janë edhe përgjegjësit kryesorë të sistemit komunist pasi edhe pse sistemi është demaskuar, krimet janë zbuluar dhe shtrëngimi e detyrimi janë hequr, vazhdojnë të ndihen të lidhur më atë regjim duke mos shfaqur më të voglën ndryshim mendje, keqardhje, pendesë dhe vrasje ndërgjegje për mbështetjen e këtij regjimi. 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top