Analiza e munguar për një anëtarësim të vonuar
Botuar tek gazeta Shekulli
Â
Â
Zhvillimi dhe përfundimi i stërvitjes ushtarake të zhvilluar javës së kaluar në gjirin e Vlorës, pati në median shqiptare shumë më shumë jehonë se deklaratat e Brukselit që bënë të ditur në fillim të muajit se zgjerimi i ardhshëm i traktatit atlantik nuk do të zhvillohet në vitin 2006 siç ishte paramenduar. Në datën 7 shtator, z. Kurt Volker, zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara në Bruksel, deklaroi se ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, aleanca 56 vjeçare nuk ka për tu zgjeruar më tej në samitin e vitit 2006. Kjo do të thotë se tre aspirantët e të ashtuquajturës “Kartë e Atlantikut†ku bëjnë pjesë vendi ynë, Maqedonia dhe Kroacia, nuk kanë për t’u ftuar në vitin që vjen. Dhe ky lajm pati shumë më pak mbulim në media sesa manovrat ndërkombëtare ushtarake.Â
Duhet qe të kishte një debat nëse kjo shtyrje ka ndodhur për faktorë të brendshëm të Natos apo ato që lidhen me kandidatët. Në rastin e parë duhet pyetur nëse kjo shtyrje ka ndodhur nga njëra anë si pasojë e mangësive të vendeve kandidate në përmbushjen e kërkesave të anëtarësisë dhe nga ana tjetër si pasojë e problemeve që kanë dalë me integrimin evropian të cilat kanë infektuar edhe NATO-n. Në rastin e parë të tre vendet pretendente kanë zhgënjyer NATO-n për sa i përket progresit në masat që priteshin të realizoheshin prej tyre. Kroacia nuk arriti të dorëzonte gjeneralin Ante Gotovina që kërkohet nga gjykata e Hagës për krime lufte, Maqedonia pati parregullsi gjatë zgjedhjeve lokale të Marsit ndërsa Shqipëria pati zgjedhje parlamentare të cënuara dhe një zvarritje të rotacionit që la shije të hidhur tek shumë vëzhgues të huaj.Â
Në rastin e dytë mund të ketë ndodhur vala e skepticizmit evropian që u shfaq me dështimin e referendumeve për kushtetutën e Bashkimit Evropian ka bërë që politikabërësit e NATO-s të reflektojnë mbi mundësitë e zgjerimit të aleancës. Këta të fundit kanë vendosur që samitin e ardhshëm t’ia dedikojnë forcimit të radhëve ekzistuese të organizatës dhe ripërtëritjes së besimit për sigurinë kolektive që siguron kjo aleancë. Entuziazmi i bashkëpunimit mes aleatëve ka pësuar zbehje të mëdha pas rënies së murit të Berlinit dhe si pasojë e prirjes së politikës botërore drejt unilateralizmit. Arritja e kompromisit apo unanimitetit në vendimmarrje është komplikuar akoma më tej tani që aleanca ka 26 anëtarë. Ndërkohë që lufta në Irak ka shkaktuar një tronditje të mirëfilltë në radhët e kësaj aleance. SHBA ka vendosur që ta transformojë NATO-n nga një bllok aleatësh siç ishte gjatë Luftës së Ftohtë, në një aktor global të sigurisë dhe të politikës.
Gjithësesi ishte e dobishme qe të trajtoheshin implikimet politike dhe gjeostrategjike të kësaj çështje. Si ndërvepron kjo shtyrje me integrimin në Bashkimin Evropianë Cfare impakti do të ketë për sa i përket negociatave për pavarsinë e Kosovësë Ose çfarë reformash të mëtejshme e boshllëqesh duhet të mbushim ne që të ecim përparaë
Megjithatë këto diskutime apo reagime mbi shkaqet e kësaj shtyse munguan në debatin publik shqiptar. Në programin e qeverisë që shkoi dhe asaj që sapo erdhi, integrimi atlantik përbri atij europian janë parashashtruar si prioritetet kryesore. Po kështu në retorikën e përditshme mbizotëron fraza integrimi euro-atlantik. E megjithatë deklarata që thoshte se integrimi i Shqipërisë në NATO do të shtyhet të paktën dy vite të tjera u përmend në mënyrë të zbehtë në shtyp. Ndërkohë në vendet fqinjë që patën fatin tonë, kjo çështje ka shkaktuar shpërthimin e debateve të ashpra politike. Në Kroaci shtyrja ka pasur si rezultat grumbullimin e një presioni të madh ndaj qeverisë për të respektuar bashkëpunimi me gjykatën e Hagës ndërkohë që në Maqedoni kjo shtyrje ka shkaktuar një pakënaqësi të jashtëzakonshme ndaj qeverisë në fuqi, bile ka gjasa që te jetë edhe shkaktar i rrëzimit të saj.
Në një situatë të ngjashme u mjegullua edhe perspektiva e firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim dhe Asociimit në vitin 2003. Fillimisht u proklamua me shumë bujë hapja e negociatave, ndërkohë që shtyrja e nënshkrimit për një moment të parapërcaktuar kaloi pa u vënë shumë re dhe pa shkaktuar ndonjë reagim të madh publik.
Ndërsa debati publik shqiptar sonte mbetet e përqendruar tek çështje emrash dhe jo politikash apo arritjesh. Një ndër arsyet pse lajmi i shtyrjes së futjes së Shqipërisë në NATO nuk pati jehonë ishte padyshim eklipsimi i tij nga lajmet mbi emrat e ministrave dhe funksionarëve të tjerë të rinj të qeverisë së re. Dhe kjo mani për tu marrë me emrat e mbiemrat e ministrave apo zëvendës ministrave që vijnë, biografitë e tyre, fisin e rrethin e tyre miqësor, ka lënë në hije shqetësimin që vjen nga mbetja prapa në disa procese me rëndësi kardinale për Shqipërinë, siç është edhe procesi i integrimit atlantik. Kjo fushatë diskutimi e paragjykimi në lidhje me funksionarët e qeverisë së re duke si ogur i keq për debatet publike që kanë për të vazhduar në Shqipëri. Duket se në Shqipëri ka për tu vazhduar që të diskutohet me kush dhe jo me çfarë, të diskutohet forma e jo përmbajtja, dhe të diskutosh emrat dhe jo përmbajtja e platformave.
Shqipëria duket hapur po rrezikon sërish që të mbetet e fundit në procese të rëndësishme ndërkombëtare, gjë që të lë shijen e hidhur të një déjà vu-je historike. Shqipëria ishte vendi i fundit që fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane, vendi i fundit në Evropë që u shkëput nga sistemi komunist dhe rrezikon të jetë ndër të fundit vendi që do të futet në NATO dhe BE. E megjithatë opinionbërësit dhe analistët shqiptarë u treguan indiferentë ndaj kësaj çështje dhe në vend që të binin këmbanat e alarmit, vazhduan të merreshin me individë dhe lëvizjet e “gurëve†të shahut politik.
E sikur të mos mjaftonte thashethemnaja me emrat e pushtetarëve të rinj dhe me lëvizjet e fundit brenda kryesisë së Partisë Socialiste, tashmë gazetat tona janë pushtuar nga thashethemnaja për nomenklaturën e dikurshme komuniste. Është për tu habitur se si “telenovelat†e dallavereve të byrosë politike të dikurshme kanë pushtuar zemrat dhe mendjet e shtypit dhe lexuesve shqiptarë. Bile jo për tu habitur, por është pikëlluese sesi aktivitetet drejtuesve të dikurshëm komunistë na persekutojnë si pas vdekjes së tyre dhe të sistemit që ata ngriten. Në vend që këto ngjarje apo kujtime që lidhen me drejtuesit e regjimit të mbeteshin në librat e historisë, ato zënë ato faqe gazetash që fare mirë mund t’i dedikoheshin aktualitetit dhe problemeve kryesore me të cilat përballohet vendi ynë.
Është e qartë që Scoop-i, skandali, krimi dhe thashethemet për VIP-at meritojnë të kenë vendin e tyre në media dhe debate publike pasi shesin më shumë gazeta e ngjallin goxha vëmendje, por mbështetja e gjithë debatit publik tek gazetaria tabloide, rrezikon që të krijojë një indiferencë ndaj problemeve më të rëndësishme që hasen tek ne. Ngjarje të rëndësishme si ecuria e integrimit në aleancën atlantike, meritojnë që të shtrohen hapur në publik dhe të shqyrtoheshin shkaqet, problemet dhe pasoja që lidhen me këtë ngjarje. Këto debate publike do ta shndërronin nevojën për tu integruar me perëndimin në një ndërgjegjësim publik e kolektiv i cili do të bënte presion ndaj qeverisë dhe do të kërkonte llogari ndaj qeverisë në rastin kur procesi dështon. Në këtë mënyrë puna, sukseset apo dështimet e qeverisë, do të mateshin me një kut konkret të dukshëm e të prekshëm dhe jo me percepsione. Është pra e pafalshme gjithë ajo indiferencë e shpërfillje ndaj ngjarjes së shtyrjes së pranimit të Shqipërisë në NATO. Një lajm i tillë ka rëndësi më të madhe për Shqipërinë sesa destinacionet e pushimeve të pasosura të Nanos, hotel Nirvana i Bujar Leskajt, martesat dinastike te kastës komuniste apo bëmat e Kadri Hazbiut.