Një ndër tiparet thelbësore që dallohen tek raportimi i fesë në mediat shqiptare është manifestimi i theksuar i ateizmit. Ateizmi në media, pra mungesa e besimit në perëndi, mund të jetë i fshehur ose i hapur. Në lidhje me përhapjen e ateizmit në Shqipëri nuk ekziston ndonjë studim që të tregojë se sa është përqindja ateiste e popullsisë shqiptare. Megjithatë për të patur një ide vlen të shikohen disa vende të tjera që paraqesin ngjashmëri me vendin tonë. Kështu Rusia, vend ku ushtrimi i fesë ka qenë nën presion nga komunizmi, ka 42% të popullsisë ateiste, dhe tek 58% i mbetur që nuk deklarohen ateistë, 48% deklarojnë se nuk kanë qenë ndonjëherë në kishë. Ndërsa Franca që në një farë mënyre ka ndikuar më shumë tek bota intelektuale shqiptare, 33% e popullsisë e vetëdeklarohet si ateiste, 14% agnostike dhe 26% indiferente. Ne mund të hamendësojmë se duke qenë vendi i parë në botë zyrtarisht ateist, niveli i ateizmit tek ne duhet të jetë më masiv se rastet e sipërpërmendura.
Mënyra sesi socializohet bindja ateiste tek ne ka të bëjë me të kaluarën komuniste ku feja persekutohej. Ka të bëjë me etnocentrizmin e tepruar i cili e konsideronte zellin fetar si kërcënim për unitetin kombëtar. Mendimi etnocentrik dhe struktura marksiste e të menduarit që përëmon fenë ruhet akoma gjallë tek shkolla shqiptare e për rrjedhojë ateizmi përcillet lehtësisht edhe tek brezat e rinj.
Mënyra e manifestimit të ateizmit në mediat shqiptare vjen në forma të ndryshme. Ajo duket trajtimi fetarëve si persona naivë dhe dogmatikë injorantë që nuk kuptojnë nga shkenca ose trajtimi me përëmim dhe shpërfillje i besimtarëve. Mënyra sesi klerikë apo fetarë të devotshëm trajtohen si personazhe qesharakë në rubrika zbavitjeje apo skeëe televizive. Një tjetër formë manifestimi i ateizmit është trajtimi i rubrikave shkencore në mënyrë të veëantë konsiderimi i teorisë së evolucionit si një e vërtetë absolute dhe injorimi i këndvështrimeve fetare. Po kështu ateizmi tregohet nga hapësira e paktë që zënë ngjarjet fetare në shtyp ose fashat orare ku transmetohen lajmet e lidhura me ëështjet fetare. Një tjetër formë demonstrimi të prirjes ateiste të gazetarëve dhe redaktorëve të mediave tregohet nga mënyra e asociimit që i bëhet fesë. Kështu praktika e fesë nuk paraqitet si diëka që ndodh dita ditës, si një pjesë e pandarë e një realiteti të përditshëm, por vetëm si pjesë i diëkaje anormale, të egër dhe negative si një luftë civile, terrorizëm, përdhunim, vetëvrasje apo pedofili. Ndërkohë këto ngjarje të fundit janë probleme universale dhe do të ndodhnin edhe pa patur lidhje me fenë, prandaj asociimi me fenë i këtyre problemeve shkakton një këndvështrim të gabuar.
     Përpos, ajo që vihet re është mungesa e zhbirimit, investivigimit apo hulumtimit mbi ëështjet fetare gjatë raportimit të tyre. Mungesa e gazetarisë së specializuar apo e analistëve mediatikë që të jenë të arsimuar mirë dhe të informuar për ëështjet fetare ka bërë që trajtimi i ëështjeve fetare në shtyp të jenë mediokre, në rastin më të mirë, ndërsa në rastin më të keq të jenë dashakeqe dhe përëmuese.  Kjo vjen në gjithashtu si pasojë e mungesës së informacionit dhe përgatitjes për këto ëështje nga gazetarët në terren, si rrjedhojë e presionit të jashtëzakonshëm ndaj gazetarëve për të prodhuar dy tre faqe gazetë ëdo ditë apo si pasojë e eklipsimit që shkaktojnë raportimet politike tek të gjitha gjinitë e tjera të gazetarisë si reportazhi, investigimi etj.
Për rrjedhojë roli i dobishëm i fesë për nxitjen e bamirësisë, moralit, vullnetariatit dhe edukimit injorohet dhe nuk paraqitet në media ndërkaq që feja në përgjithësi përëmohet.
Një tjetër problem që shihet këtu është edhe fakti që mediat shqiptare kur bëhet fjalë për trajtimin e fesë në rrafsh ndërkombëtar kryesisht mjaftohet me përkthime apo plagjarizma të huaja, pra duke aplikuar perspektivën e ngjarjeve dhe ëështjeve të ndonjë vendi tjetër. Kjo gjë ka ëuar në një distancim të mediave shqiptare nga realiteti shqiptar i fesë. Kështu shpesh përkthimi shqeto i materialeve nga një media e huaj është shpesh i papërshtatshëm apo fyes për publikun shqiptar dhe nuk përthithet apo kuptohet sië duhet nga konsumatorët shqiptarë të medias.
     Problemi i dytë që manifestohet shpesh në mediat shqiptare kur ato mbulojnë ëështjet fetare, është problemi i orientalizmit. Orientalizmi si term ka të bëjë me fillimin e studimeve postkoloniale, kryesisht me veprën e Edward Said, i cili duke u ndikuar nga vepra e Michel Foucault, mendonte se Perëndimi kishte krijuar një dikotomi mes realitetit të Lindjes dhe nocionit romantik të Orientit. Nëpërmjet orientalizmit lindja e mesme dhe Azia shikoheshin me paragjykim dhe racizëm si zona të prapambetura, pa histori e tradita të vyera dhe për të përmbushur këtë boshllëk Perëndimi shkoi e i kolonizoi ato duke i dhënë kulturë, përparim dhe mirëqenie. Kjo dikotomi mes Perëndimit në një anë dhe “tjetri†apo Lindjes nga ana tjetër, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në botëkuptimin intelektual botëror deri në mesin e viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Më pas këndvështrimi orientalist është diskretituar në ambientet serioze akademike, duke u parë si jo rigoroz nga ana shkencore por edhe si një ndër rastet kur shkenca është përdorur negativisht për të justifikuar veprime politike të ulta si kolonializmi apo imperializmi (shpesh e krahasonin me darvinizmin social që u përqafua nga nazistët apo me determiminzmin social që aplikohej nga marksistët) Kjo është arsyeja pse shumë katedra shkencore në perëndim kanë eliminuar termin studime orientale, por i quajnë studime zonale duke i specifikuar zonat ku përqendrohet studimi në detaj e jo duke i futur të gjitha zonat jo-â€perëndimore†në një thes.
     Mirëpo po ashtu sikurse rastisim të jemi prapa zhvillimeve botërore në shumë fusha të tjera, edhe këtu ambienti intelektual shqiptar ngelet thellësisht prapa. Këtu tek ne në Shqipëri orientalizmi vazhdon të ngelet i fuqishëm në ëdo lëm qoftë ky estetik, akademik, ekonomik, sociologjik, politik, historik, filozofik apo mediatik. Shpesh injoranca për t’i dhënë përgjigje problemeve të sotshme me mjete të tjera shkencore, bën që problemet t’i atribuohen një të kaluare shumë të largët. Po kështu mungesa e guximit për t’i parë problemet tek vetvetja, apo komuniteti ynë, shtyn shumë persona që të eksternalizojnë problemet e tyre duke ia atribuuar një të kaluare të largët otomane. Ky qëndrim duket në mënyrën e trajtimit të historisë otomane dhe të islamizimit të Shqipërisë si të ishin burimi i problemet që hasim ne sot. Kjo padyshim që nuk është e vërtetë, jo vetëm sepse këta njerëz që shkruajnë kështu nuk e kanë haberin e harmonisë dhe përparimit fetar që mbizotëronte në një realitet otoman të mileteve, por edhe sepse në të vërtetë ne jemi ndër shtet-kombet e para në botë. Kështu në kohën kur ne ishim në lidhjen e kombeve të njohur botërisht si shtet-komb i pavarur kishte vetëm rreth 40 syresh, ndërsa sot ka 192 shtete të njohur nga OKB. Ndërkohë jemi të 72-tët në radhitjen e zhvillimit njerëzor të nxjerrë nga PNUD pra ka të paktën 30 shtete që janë bërë të tillë pas nesh e prapëseprapë na kanë parakaluar.
     Një tjetër burim i orientalizmit është edhe arsimi dhe mungesa e azhurnimit të intelektualëve shqiptar me debatet bashkëkohore botërore në humanitete dhe shkenca sociale. Kështu tek ne nuk njihen pothuaj fare postmodernistët, po
stkolionalistët etj. dhe njihen mirë vetëm iluministët dhe modernistët. Edhe në librat që përkthehen dhe lexohen në Shqipëri ditëve të sotme, spikasin ato orientalist si Bernard Lewis dhe Oriana Fallaëi ndërkohë që nuk njihen fare Foucault, Said apo Chakrabarty.
     Orientalizmi si veëori e trajtimit të problemeve fetare shikohet kryesisht tek përëmimi me të cilin trajtohet islamizmi, dhe në një farë mënyre më të vogël edhe tek ortodoksizmi, në favor të ngritjes së tipareve superiore të protestantizmit apo katolicizmit. Kështu është praktikë e ditës në mediat shqiptare që islami të portretizohet si fondamentalist, ekstremist duke e stigmatizuar me konfklitet e dhunshme të Lindjes së Mesme. Kështu mbulimi disproporcional që zë dhuna në media lë të mendosh se islami është burimi, ndërkohë që si edhe është thënë nga administrata amerikane, ende nuk është identifikuar një anëtar i rëndësishëm i Al Kaedës që të vij nga vendet më të mëdhaja myslimane si Indonezia dhe Majlazia. Pra islami asociohet me problemet etnike arabe ndërkohë që bota arabe përbën një fraksion minimal të popullsisë botërore myslimane që në shumicën e saj dërmuese është e heshtur dhe paqësore.
Format e manifestimit të orientalizmit tek ne dallohen tek mënyra se si trajtohet historia shqiptare, se si aludohet se nëse gërvish një shqiptar mysliman gjen një kristian, paëka që me këtë këndvështrim po ta gërvishësh ca më thellë gjen edhe një pagan ilir. Po kështu përmasat që marrin në mbulimin mediatik, arrestimet e myslimanet apo ndodhitë e komunitetit mysliman shqiptar që mbështillen nga shtypi gjithmonë me një veladon misteri që nënkupton terrorizëm, konspiracion apo prapambetje.
     Fatmirësisht për momentin këto dy tipare të shfaqura hapur në mediat shqiptare, pra ateizmi dhe orientalizmi, nuk shkaktojnë ndonjë dëm shumë të madh për momentin, por e ardhmja do të jetë ndryshe. Ndër sfidat e së ardhmes së afërme është thellimi i procesit të globalizimit, me rritjen e ndërvarësisë dhe kompleksitetit të marrëdhënieve mes komuniteteve me përkatësi të ndryshme fetare, pasurimin e mjeteve të komunikimit me komunitetet e tjera, rritjen e heterogjenitetit, e për rrjedhojë edhe ndjeshmëria dhe kujdesi për trajtimin rigoroz të ëështjeve fetare duhet të rritur. Mjafton të shikohet nga syri ekonomik problemi i karikaturave të botuara në shtypin danez, nga bojkoti i mallrave daneze në shtetet arabe, përflitet se Danimarka po humb mbi 1 miliardë euro në muaj.
     Po kështu mund të parashikohet që do të rritet niveli i devotshmërisë dhe ndjeshmërisë fetare në Shqipëri. Rikthimi drejt fesë në periudhën postkomuniste me të vërtetë nuk është masiv, por komunitetet fetare janë duke u konsoliduar me njerëz të devotshëm të cilët do jenë gjithnjë e më kërkues për të drejtat e tyre. Po ashtu, nëse e ardhmja do të na rezervojë kushte më të mira politike dhe ekonomike, atëherë ato ëështje që janë në krye të rendit të ditës sot do të perëndojnë e nuk do të përbëjnë problem kryesor. Kështu ndjeshmëria ndaj mungesës së dritave, ujit apo rrugëve ka për t’i lënë rrugën ndjeshmërisë ndaj respektimit të të drejtave të individit apo komuniteteve të margjinalizuara. Ato ëështje fetare që sot nuk konsiderohen të mëdha nesër mbase do të dominojnë debatin publik. Po kështu një tjetër sfidë me të cilën do të na duhet të përballohemi ka për të qenë zhvillimi i komuniteteve fetare jo tradicionale në Shqipëri si sektet protestante apo Dëshmitarët e Jehovait. Sot mediat shqiptare kanë një farë vetëpërmbajtje në trajtimin e ëështjeve të komuniteteve fetare të vjetra shqiptare, ndërsa për komunitetet e reja përëmimi dhe indiferenca është shumë e thellë. Por këto komunitete meritojnë të gëzojnë nga të drejtat e një shteti të lirë dhe demokratik si cilido tjetër.