Fluturimi Rinas Prishtinë përkundrejt rrugës Durrës Morin

Fluturimi Rinas Prishtinë përkundrejt rrugës Durrës Morin

Fluturimi Rinas Prishtinë përkundrejt rrugës Durrës Morinë
Botuar tek revista Klan
 

Duke parë volumin e punimeve, retorikën qëe e ka shoqëruar projektin, implikimin politik, ngutin me të cilin është vënë në jetë dhe koston tejet të lartë, duket qartë që një ndër prioritetit e kësaj qeverie ka qenë padyshim ndërtimi i rrugës Durrës-Morinë. Kjo rrugë është e një rëndësie jashtëzakonisht të veëantë për shumë arsye. Së pari sepse më në fund lidh ashtu si duhet dy anë të të njëjtit komb në mënyrë dinjitoze dhe funksionale. Udhëtimi Tiranë Prishtinë kërkon më shumë se 10 orë udhëtim duke bërë që ana infrastrukturore të pengojë atë që është e mundur nga ana politike. Pra dikur Kosova u shkëput nga pjesa tjetër  e kombit në mënyrë artificiale fal vullneteve politike të fuqive të mëdha e kjo shkëputje më pas u thellua si pasojë e izolimit autarkik të Shqipërisë. Mirëpo pengesat politike që kanë penguar dikur lidhjen përbrenda kombit janë zhdukur, pra ne kemi hyrje dalje të lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe për më tepër kemi marrëveshje bilaterale të tregtisë dhe të bashkëpunimit të ngushtë politik në shumë sfera. Pengesa ngelet infrastruktura.
Gjithashtu kjo rrugë përmbush një qëllim ose detyrë të shtetit, nga i cili pritet ëq të ketë të njëjtin kontroll monopol në gjithë territorin e republikës. Mirëpo me kushtet e tanishme infrastrukturore ndikimi i shtetit shqiptar në rajonin verilindor lë jashtëzakonisht për të dëshiruar e kjo rrugë ka për ta riparuar këtë gjendje. Kuptohet që kjo rrugë nuk i shërben vetëm qëllimit patriotik por padyshim që ka edhe një dobi ekonomike, pasi kanë për të ardhur të ardhura nga tranzitimi dhe vendi ynë do jetë më i integruar me tregjet ndërkombëtare ekonomike, sidomos me tregun e Evropës Qëndrore.
Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë e mbuluar me një veladon romantik patriotik që në momentet e para që është planifikuar. Fatkeqësisht mbas kësaj mbulese patriotike ky projekt fisnik me rëndësi strategjike kombëtare është diskredituar nga një taksë famëkeqe e cila rezultoi një farsë totale. Taksa e Kosovës e nisur nga kryeministri Majko, e mbledhur për vite me radhë u katandis në një mënyrë ekstra taksimi për shtetasit shqiptarë për të mbuluar defiëitin buxhetor dhe keqmenaxhimin e burimeve financiare të qeverive të kaluara. Edhe pse e premtuan dhe proklamuan me një retorikë të ndezur, qeveritë e kaluara socialiste nuk bënë asgje për të realizuar këtë rrugë dhe shpresat u varën tek qeveria e re që do vijonte.
Zakonisht partitë e së djathtës kanë një lidhje të natyrshëm me nacionalizmin dhe janë më të prirura që të ndjekin politika kombëtare. Përpos në Shqipëri riafrimi me Kosovën është edhe një formë reagimi ndaj izolimit dhe mohimit të Kosovës që ka pas bërë regjimi komunist për mbi gjysëm shekulli. Pra nga e djathta shqiptare në mënyrë të natyrshme pritej që lidhur me ëështjen kombëtare në përgjithësi, dhe lidhur me lidhjen infrastrukturore më Kosovën në veëanti, të tregonte një predispozicion më të madh dhe të kanalizonte më shumë burime dhe energji.
Dhe në të vërtetë sikurse u tha në fillim të artikullit, angazhimi i qeverisë linte të mendoje për një realizim të mirëfilltë të premtimit dhe përmbushjen e një misioni historic. Fatkeqësisht mënyra e prokurimit të rrugës dhe veprimet e para financiare apo kontraktuese të qeverisë me kompaninë zbatuese kanë pasur shumë skuta të errëta dhe akuza për korrupsion e abuzim. Mungesa e një transparence të plotë që do të hidhte dritë mbi akuzat që janë lidhur me menaxhimin e këtij prokurimi lë të mendosh se për herë të dytë një projekt fisnik si ndërtimi i urës infrastrukturore që lidh dy pjesët e ndara të kombit tonë, përbrenda brehet nga veprime të pandershme. Këto akuza të nxjera nga opozita nëse janë të vërteta, në një farë mënyre të lënë të mendosh se mbase kjo rrugë më shumë sesa për të lidhur Tiranën me Prishtinën shërben si një projekt masiv për të vjelur rryshfet në masë njeherazi. Pra për të nxjerrë një grusht të mirë parash me një të qëlluar. Dhe njihet mirë edhe nga qeveritë e kaluara praktika korruptive e kanalizimit të një pjese të mirë të fondeve në projekte rrugësh vetëm e vetëm se aty vidhej më lehtë e më shumë.
Fatkeqësisht tek ky skenari i kobshëm që diskrediton sërish qëllimin e mirë të rrugës Durrës-Morinë të ëon edhe analiza që i bëhet transportit ajror. Ndërsa për të parë të realizuar afrimin me transport rrugor me Kosovën duhen edhe dy vite, transporti ajror është menjëherë i ndryshueshëm. Në rastin konkret fluturimin në linjën Tiranë Prishtinë e bën vetëm një kompani monopol, Albanian Airlines. Dikur fluturonte edhe Ada Air për në Prishtinë por kjo kompani bashkë me interesat e tjera të pronarëve janë zbuar apo limituar nga terreni i veprimit që kanë pasur më parë. Ky pozicion monopol që është konsoliduar me qeverinë e djathtë, bën që ëmimet e udhëtimit të jenë tejet të larta për një udhëtim blic që zgjat diku tek treëerek ore.  Fluturimi në një drejtim bën të paktën 100 euro në rastin më fatlum ndërkohë që sot ka linja që udhëtojnë drejt Italisë për dyfishin e distancës apo kohës për gjysmën e ëmimit.
Nëse qeveria ekzistuese e ka me të vërtetë përzemër bashkimin kombëtar (jo detyrimisht territorial duke njohur konjukturën ndërkombëtare të sotshme) atëhere kjo qeveri do të angazhohej që komunikimi midis Shqipërisë dhe Kosovës të lehtësohej jo vetëm kur bëhet fjalë për transportin rrugor por edhe lidhur me transportin ajror. Që do të thotë që kjo qeveri do të duhej të ishte angazhuar për liberalizimin e tregut të udhëtimit midis Tiranës dhe Prishtinës, duke i hequr kompanisë ekzistuese statusin e monopolist. Aq më tepër kur lufta anti-monopol ka qenë edhe një ndër armët kryesore te betejës elektorale të Partisë Demokratike gjatë fushatës së vitit 2005. Bile nëse ky integrim mbarëkombëtar do të ishte një prioritet, qeveria përderisa për këtë prioritet po harxhon 600 milionë euro, fare mirë mund të vendoste që të minimizonte ose hiqte dorë edhe nga taksat për ato linja ajrore që do bënin këtë fluturim, për ta lulëzuar këtë sektor duke i shërbyer më mirë kauzës kombëtare. Fakti që asgjë nuk është bërë lidhur me këtë monopol të lë të mendosh se ka interesa meskin pranë pushtetit që përfitojnë nga kjo status quo dhe se retorika  patriotike që ka justifikuar ndërtimin e rrugës Durrës Morinë rrezikon të jetë sërish e zbrazur, si një vello që i ka shërbyer disa interesave që asgjë nuk kanë të bëjnë me lavdinë e interesave kombëtare. 
 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top