Ekonomia e lire përkundrejt korrupsionit

Ekonomia e lire përkundrejt korrupsionit

Ekonomia e lire përkundrejt korrupsionit
Botuar tek gazeta Panorama
Korrupsioni në Shqipëri ngelet ende në nivele shumë të larta sikurse edhe tregohet nga studimi i përvitshëm të organizatës ndërkombëtare Trasnparency International. Ekzistojnë disa versione lidhur me shkaqet që sjellin këto nivele të larta që variojnë nga shpjegime për kulturën e popullit shqiptar tek hamendësime se korrupsioni e ka burimin kryesisht tek sistemi i brishtë ligjor apo tek struktura aktuale e ekonomisë. Gjithesesi unë besoj se shpjegimi kryesor ka të bëjë me përmasat dhe qëllimet e shtetit në ekonomi dhe ky artikull mbron idenë se nëse pesha e ekonomisë publike apo nivelet e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi do të zvogëloheshin edhe korrupsioni në Shqipëri do të minimizohej. More...
Nëse shpenzimet e qeverisë janë ta larta dhe në përgjithësi ekonomia publike zë një vend të madh në ekonominë e vendit është e natyrshme që sektori privat konturon sjelljen e vet duke synuar shtetin si klient kryesor e jo konsumatorët e tjerë. Pra në kushtet kur niveli i investiveme publike janë  goxha më të larta se ato private e rrjedhimisht edhe biznesetdo të përshtasin nevojat dhe shërbimet për të garuar për kontrata qeveritare. Që do të thotë që në vend që të merren me marrëdhënie me konsumatorin privat, marketing apo përkujdesje për nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve, këto biznese përqëndrohen tek marrëdhëniet me qeverinë, partitë politike, administratën publike, politikanët apo burokratët e tjerë që kanë diçka në dorë në këtë shpenzime publike. Një deformim i mirëfilltë që vjen si pasojë e përmasës së madhe të ekonomisë publike e që rezulton në rritjen e nivelit  të korrupsionit.
Përveç përmasës së shtetit, burim i theksuar është korrupsionit edhe qëllimi ose më saktë roli i shtetit në ekonomi, niveli i ndërhyrjes si rregullator. Dhe padyshim që biznesi reagon ndaj një roli të tepruar rregullator të qeverisë pasi nëse ambjenti rregullator është shumë i ndërlikuar dhe i shtrenjtë biznesi në mënyrë të natyrshme reagon duke përdorur korrupsionin. Madje në pjesën më të mirë të rasteve biznesmenët në Shqipëri nuk i drejtohen korrupsionit thjesht për të ulur kostot e transaksionit por edhe sepse shpesh rregullat, kriteret, procedurat administrative janë tmerrësisht të komplikuara, evazive duke lënë shumë në dorë të ofiqarëve, andaj dhënia e mitës ndaj këtyre ofiqarëve bëhet e pashmangshme. Për mos të folur pastaj për sjelljen krejt arbitrare të shumë burokratëve që shkelin legjin haptazi kur iu leverdis  sepse gëzojnë imunitet politik.
Këto prirje nuk janë thjesht deduksione logjike por në fakt janë edhe të vertetuara empirikisht si prirje të natyrshme në kushtet kur shteti ndërhyn shumë dhe zë një peshë të madhe në ekonominë e një vendi. Raporti i “Doing Business” i botuar në vitin 2005 nga Banka Botërore tregon se vendet me nivele të ulta të rregullimit kanë edhe nivele të ulta korrupsioni bile 15 ndër 20 vendet me më pak ekonomi të rregulluara rastisin të jenë edhe ndër 20 vendet me nivele më të ultë të korrupsionit në renditjen e Transparency International. Një të dhënë të ngjashme jep edhe raporti vjetor i vitit 2005 i Fraser Institute për Lirinë Ekonomike nëpër Botë që nxjerr qartë me fakte e statistika se me më pak rregullime, taksa apo tarifa, liria ekonomike ia del që të minimizojë mundësitë e burokratëve për të marrë mitë. 
Në rastin e volumit të ekonomisë publike studimi I Vito Tanzi për Carnegie Endoëment for International Peace dëshmon se madhësia e sektorit publik i siguron zyrtarëve më shumë mundësi dhe autoritet për të vendosur se ku të kanalizohen apo si të përdoren prodhimet apo shërbimet publike. Të njejtat rezultate dalin edhe nga një numër i madh studimesh të ngjashme krahasimore të kryera nga Goldman Sachs, Harvard Business School apo Brookings Institute apo Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ato dëshmojnë hapaptazi se vendet ku shtetet kanë një kontroll të madh të kapitaleve kanë edhe nivel të lartë korrupsioni.
Në këtë aspekt ekzistojnë përjashtime të pakta siç është rasti i Suedisë që ka një ekonomi publike mbi 54% të GDP-së por që ndërkohë është vendi i 9-të më pak i korruptuar në botë. Mirëpo po të shihet raporti i Bërjes së Biznesit punuar nga Banka Botërore del se Suedia është në vendin e 14-të kur bëhet fjalën për vendet me më shumë lehtësi për të bërë biznes. Pra rregullimi i kufizuar i ekonomisë në një farë mënyre kompenson përmasën e madhe të ekonomisë publike.  Kuptohet që në Suedi ka të konsoliduar disa faktorë apo aktorë  anti-korrupsion si institucionet e zbatimit dhe garantimit të ligjit, procesi demokratik, kultura publike apo shoqëria civile që në fakt në vendet në tranzicion në përgjithësi e në Shqipëri në mënyrë të veçantë janë shumë të brishta.
Pra studimet empirike në një farë mënyre materializojnë atë që deklaronte lordi Akton kur thoshte se “Pushteti korrupton, pushteti absolute korrupton në mënyrë absolute”. Mirëpo problemi është më i koklavitur po të shikohet çfarë impakti ka korrupsioni në shembjen e themeleve që mbajnë ekonominë e lirë në këmbë. Kjo do të thotë që jo vetëm mungesa e ekonomisë së lirë të tregut shkakton korrupsion, por korrupsioni i shkaktuar nga mungesa e ekonomisë së tregut në vetëvete rrënon më tej themelet e kapitalizmit. Pra nivelet e larta të korrupsionit shkatërrojnë një sërë vlerash që janë pjesë thelbësore dhe e pandashme të sistemit të ekonomisë së lirë duke e vështirësuar akoma më tej rimëkëmbjen e ekonomisë së tregut dhe për rrjedhojë duke e zhytur vendin në një spirale me drejtim thellimin e korrupsionit.
Kështu korrupsioni po ia del në Shqipëri që të deligjitimojë në publikun shqiptar vlerën e ndershmërisë  dhe zbatimit të ligjit duke himnizuar modelet e njerëzve që begatinë e kanë siguruar me pandershmëri.  Në kushtet kur korrupsioni masivizohet rrënohet edhe besimi në sistemin politik të pluralizmit demokratik duke nxitur cinizmin ndaj sistemit dhe duke ngritur në përmasa galopante apatinë politike. Korrupsioni dekurajon shpirtin e sipërmarrjes, kreativitetin, novacionin dhe riskmarrjen që jaënë shprehi vendimtare për të siguruar suksesin e sistemit  liberal demokrat ku  synuam të futemi pas rrënies së komunizmit. Në kushtet e një korrupsioni masiv thyhet edhe besimi në vetëvete,  besimi në konkurrencën e lirë, në bashkëpunimin vullnetar, në meritokraci  dhe talent, dhe ajo që është më pikëlluese zhvleftësohet vlera e pamohueshme që ka puna këmbëngulëse për të arritur sukses në kapitalizëm.  Siç edhe shihet korrupsioni vë në lëvizje një mekanizëm ciklik që thjesht përforcon burimin që edhe shkakton nivelin e lartë të korrupsionit duke treguar se në Shqipëri është instaluar një rreth vicioz nga i cili mund të dilet vetëm me reforma radikale dhe për shumë energji për të

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top