Privatizimi i vonuar i kërkimit shkencor
Botuar tek gazeta Standard
Â
Një ndër reformat më të vonuara që janë bërë në Shqipëri ka qenë reformimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i instituteve kërkimore shkencore. Më në fund një ndër rudimentet e fundit institucionale sovjetike të mbetura në Shqipëri po i nënshtrohet globalizimit dhe privatizimit. Çuditërisht kjo reformë ka ngjallur një farë kundëreagimi nga shumë persona që ose janë nostalgjik të sistemit të kaluar, ose kanë një këndvështrim shumë të shtrembëruar në lidhje me procesin e kërkimit shkencore.
Mënyra se si ishin të organizuar institutet kërkimore të vendit tonë dallonin shumë pak nga ndërmarrjet publike komuniste. Pikësëpari këto institucione ecnin me parimin se “çdo gjë duhet realizuar me forcat tonaâ€, po si gjithë investimet e tjera në industrinë shqiptare. Kjo llogjikë jo vetëm që ishte efikase, por e privonte Shqipërinë nga qarkullimi i lirë I arritjeve shkencore të vendeve të tjera. “Me forcat tona†mund të pretendohej vetëm përparimi apo thellimi në disa profile të humaniteteve si historia e shqipërisë apo letërsia e gjuhësia shqipe ku shqiptarët mbase me të vërtetë mund të bënin kontribute origjinale në nivel shkencor dhe ku tematika përbën nevojë shtetërore. Kjo pasi zor se dikush tjetër në një vend të huaj do të kishte interes të profilizohej në mënyrë kaq specifike. Mirëpo mbajtja e  instituteve kërkimore shkencore për lëme të tjera më universale apo për shkenca të aplikuara, kurrsesi se do të kishte ndonjë justifikim.
Vendimi për të mbajtur këto institute do të ishte njësoj sikur të merrej vendim për të mbajtur hapur minierën e qymyrit të Valiasit, ndërkohë që kostoja e nxjerrjes aty është disa herë më e lartë se ajo e  çmimit të tregut të qymyrit që mund të importohet. Bile në rastin e shkencës gjendja është akoma më e rënduar sepse bëhet fjalë jo thjesht për prodhim rentabël të një fabrike, por edhe për një prodhim cilësor ose avancues me njohuri, zbulime, këndvështrime apo aplikime origjinale. Edhe gjatë komunizmit, në më të shumtin e rastit punonjësit e këtyre instituteve ose harxhonin kohën duke përtypur, përthithur a përvetësuar arritjet shkencore të realizuara jashtë vendit, ose merreshin me plagjarizma apo spiunazh industrial siç e kishin zakon vendet komuniste.
Të pretendosh se mund të “prodhohej me cilësi†nga institutet shkencore shqiptare është qesharake. Po ashtu si në një ndërmarrje publike, motivimi për cilësi apo përmirësim të shërbimeve ndaj konsumatorit është minimal. Në kushtet kur mungon konkurrenca, kur posti i punonjësit shkencor është i marrë si me tapi dhe rroga e sigurtë çfarëdo që të ndodhi, mungon kërcënimi “nga falimentimi†apo joshja nga “përfitimi i shpërblimit†që ka një sektor privat.
Bile mungesa e llogaridhënies ndaj rentabilitetit, ka bërë që në këto institute stafi mbështetës të ishte dyfishi i personelit që merrej me kërkime shkencore duke u shndërruar kështu në një instrument tipik socialist që synonte gjetjen e një pune për të gjithë. Është pikërisht mungesa e një përgjegjësie për kost-efektivitetin e shpenzimeve të harxhuara për këto institute kërkimore, shkaku i senilitetit, sterilitetit dhe prapambetjes së këtyre instituteve kërkimore.
Por edhe sikur të pretendohej se ekziston motivimi mes punonjësve shkencorë të instituteve kërkimore shkencore shqiptare, mungojnë fondet për të mbështetur veprimtarinë e tyre operative. Sa fonde mund të dedikojë buxheti i shtetit shqiptar për laboratore të biokimisë, informatikës apo fizikës bërthamore që këto laboratorë të jenë të krahasueshëm me laboratoret që bëjnë kërkimet më të fundit në këto fushaë Nga kjo gjë kanë hequr dorë edhe shtete të fuqishme si Franca, Gjermania e Italia e jo më një vend si Shqipëria. Vëndet e sipërpërmendura të fuqishme, me zor mbajnë me fonde shtetërore disa laboratore kryesisht për qëllime didaktike, sepse nuk mund të krahasohen miliardat e dollarëve që kanë në dispozicion për kërkim kompani të mëdha si Novartis dhe Monsanto.
Edhe sikur ta zinim se do të kishte fonde mjaftueshëm, cila do të ishte dobia e të paturit të një instituti kërkimor ambincioz në disa shkenca të aplikuara për të cilat Shqipëria nuk ka më industri. Çpo i duhet Shqipërisë tani instituti kërkimor i pambukutë
Në kohën e globalizimit Shqipëria, ashtu si edhe me ekonominë, vendi duhet t’i përshtatet procesit të privatizimit dhe integrimit në tregun botëror të kërkimit shkencor. Këtë gjë kanë bërë vende më të fuqishme e të avancuara se yni të cilat janë mjaftuar me blerjen e patentave të zbulimeve që bëhen në laboratorët e fuqishëm të kompanive si Microsoft apo Sony. Edhe një vend komunist si Kina ka kohë që ka hequr dorë nga kërkimi original shkencor ambicioz por mjaftohet me kopjimin e arritjeve të bëra në Amerikë apo tjetërkund.
Parë në këndvështrimin e Shqipërisë, jo vetëm që nuk do të humbasim gjë me mbylljen e shumë instituteve, jo vetëm që do të kursenim shumë para që deri tani shkonin dëm, por edhe do të sigurojmë shëndoshjen e universiteteve publike shqiptare. Një pjesë e mirë e personelit, ambienteve dhe pajisjeve do të shkojë në përmbushjen e mangësive që po has universiteti.
Privatizimi i kërkimit shkencor nuk duhet parë vetëm në aspektin e lënies së kërkimeve shkencore në dorën e organizatave kërkimore private. Privatizimi ka të bëjë edhe me rritjen e partneritetit privat-publik për sa i përket kontratave që mund të merren nga kompani private për kërkime në institute shkencore publike si dhe donacioneve bamirëse që mund të thithen. Privatizimi i kërkimit shkencor do të çojë në rritjen e fondeve për kërkime, përmirësimin e laboratoreve dhe pajisjeve si dhe në rritjen e financimeve për studentët. Do të rris konkurrencën dhe për rrjedhojë cilësinë e punimeve shkencore në Shqipëri. Një tjetër gjë pozitive është fakti se do të rritet përqëndrimi i burimeve dhe shkallës së specializimit në kërkim, tek ato fusha apo shkenca ku me të vërtetë mund të realizohet ndonjë kontribut shkencor me standarde të larta akademike. Superioriteti i kërkimit shkencor privat shqiptar ka kohë që e ka treguar veten në fushën e shkencave sociale. Paratë e dhënë për studime në Shqipëri nga Soros, NDI apo fondacione të tjera për kërkime të organizatave apo instituteve jopublike, janë shpenzuar në mënyrë shumë më të frytshme dhe me rezultate shumë më konkrete e të dobishme se ato para që janë harxhuar nga taksapaguesit shqiptar gjatë gjithë periudhës së postkomunizmit.
Historia ka treguar se përpjekjet private për kërkime shkencore kanë qenë në krye të arritjeve njerëzore në shkencë. Dikush mund të thojë se komercializimi i kërkimit shkencor mund të çojë në përqëndrimin ndaj fushave që kanë një aplikim në teknologjinë e përditshme si elektronikë apo biokimi, dhe uljen e përqëndrimit në shkenca me pak përfitim ekonomik si filozofia, astronomia etj. Megjithatë ky argument nënvleftëson rolin e bamirësisë dhe të përkushtimit jomaterial ndaj shkencës. Gjithmonë ka pasur njerëz të pasur të cilët kanë pasur si hobby shkencën apo artin dhe kanë vënë në dispozicion si bamirësi boll para për artin dhe shkencën. Pa njerëz si Mediçët as që mund të mendohej se do të kishte financime për njerëz si Mikelanxhelo apo Leonardo da Vinçi. Edhe sot janë të panumërta bursat që ofrohen për studime në filozofi, sociologji apo astronomi, edhe pse kanë pak aplikim në ekonomi. Ndërkohë shumë njerëz i futen kërkimit shkencor jo thjesht për të pasur një vend pune, por sepse e kanë pasion të jetës pa patur nevojë për të patur një vend pune në një institut shkencor, për tu quajtur me të madh si akademik, për ta patur si zanat për të mbijetuar një zyrë në një institut, për të “botuar punë shkencore†me zor që të përmbush normën e justifikojë vendin e punës. Me thënë të drejtën këto të fundit veçsa i prishin lezetin kërkimit shkencor.
Â